Inter Miami po finalizon marrëveshjen me Suarezin
Inter Miami është duke finalizuar një marrëveshje për të nënshkruar me Luis Suarez.
“The Athletic” ka raportuar se bëhet fjalë për një kontratë një-vjeçare.
Kjo marrëveshje do të ribashkojë Suarezin me ish-shokët e skuadrës te Barcelona; Lionel Messi, Sergio Busquets dhe Jordi Alba, të cilët fituan katër tituj të La Ligas dhe një Ligë të Kampionëve mes viteve 2014-2020.
Burimet e mediumit thanë se “asgjë nuk është e rregulluar plotësisht se si do të kompletohet marrëveshja”.
Liga e MLS-së do të diskutojë ndryshimet e mundshme të rregullave të listës këtë dimër. Inter Miami dhe të gjitha ekipet e tjera në MLS, do të kenë kohë deri në datën e pajtueshmërisë së listës për të finalizuar përcaktimet në listën e tyre. Data e pajtueshmërisë së listës është e premtja në mbrëmje përpara fundjavës së hapjes në MLS.
Klubeve në MLS u lejohen tre lojtarë të caktuar (DP). Lionel Messi, Sergio Busquets dhe Gregore përfunduan sezonin e kaluar si DP-të e Inter Miami. Rregulli i lojtarit të caktuar (DP) në MLS lejon që klubet të nënshkruajnë deri në tre lojtarë, paga e të cilëve tejkalon kufirin maksimal.
Inter Miami e la sulmuesin Josef Martinez të largohej për t’i hapur rrugën Suarezit.
Suarez, i cili do të mbushë 37-vjeç në janar, e kaloi vitin e fundit me skuadrën braziliane, Gremio, ku shënoi 24 gola dhe 17 asistime në 52 paraqitje (4557 minuta).
Ai së fundmi është penguar nga një dëmtim i gjurit që kërkon kujdes të vazhdueshëm mjekësor, kështu që ai ka të ngjarë të mos jetë i aftë për të luajtur çdo ndeshje për skuadrën nga Miami, edhe pse ai u paraqit 52 herë për Gremion dhe një herë për Uruguain gjatë këtij viti.
“E vërteta është se hapat e parë që bëj në mëngjes janë shumë të dhimbshëm,” tha Suarez për emisionin “100% Deporte të Urugay” të hënën.
“Kushdo që më sheh mendon se është e pamundur për mua të luaj një lojë. Djali më kërkon të luaj me të dhe unë nuk mundem. Në brendësi kam konsum të kërcit dhe që godet kockën. Asnjë lëng nuk krijohet, por ndonjëherë ai ngec. Para ndeshjeve marr tre pilula dhe injektoj veten”, shtoi ai.
Ish-ylli i Barcelonës ka konfirmuar dëshirën e tij për të luajtur me Messin edhe një herë para se ata të pensionohen.
Kësisoj, reprezentuesi i Uruguait është i gatshëm për të nisur aventurën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Kam fituar të drejtën për të vendosur, për të thënë mjaftueshëm dhe për të shijuar vendin ku do të luaj më pas. Dhe për fëmijët e mi, të cilët kohët e fundit kanë pasur pak pushime për të qëndruar me mua dhe për të më mbështetur”, deklaroi Suarez.
(Kosova Sot Online)