Lexoni edhe:
Euro 2024 – FSHF përzgjedh kampin bazë të Shqipërisë në Gjermani
Armando Broja e ka çuar në qiell Cristiano Ronaldon. Futbollistit shqiptar i është kërkuar që t’i thotë tri fjalë për legjendën portugeze dhe sulmuesi i Chelseat e ka lartësuar “CR7”, transmeton "Kosova Sot Online ".
38 vjeçari konsiderohet si njëri prej futbollistëve më të mirë në histori për karrierën e jashtëzakonshme që e pati, përfshirë këtu sukseset që i kishte me Manchester Unitedin, Real Madridin dhe Juventusin.
Euro 2024 – FSHF përzgjedh kampin bazë të Shqipërisë në GjermaniLexoni edhe:
“Më i madhi i të gjitha kohëve (GOAT), i pabesueshëm, madhështor”, kanë qenë tri fjalët e përfaqësuesit shqiptar kur u pyet nga Mario Delano për Ronaldon, i cili aktualisht luan në Al-Nassr. Broja, nga ana e tij po përballet me lëndime të njëpasnjëshme dhe nuk po mundet t’i shfaq vlerat e tij. Nuk përjashtohet mundësia që gjatë janarit të huazohet në Serie A, ku interesim për të ka shfaqur Torino.
(Kosova Sot Online )