Lexoni edhe:
Favoritët kryesor kalojnë tutje në Kupën e Kosovës
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka thumbuar dy ish-yjet e Ligës Premier dhe aktualisht ekspertët e Sky Sports, Gary Neville dhe Jamie Carragher, transmeton "Kosova Sot Online ".
Të dy komentatorët anglezë kanë pohuar se City nuk do ta fitojë Ligën Premier këtë sezon.Guardiola deklaroi: “Gary Neville e di se sa të vështira mund të jenë gjërat, përndryshe ai do të kishte fituar katër Liga Premier radhazi gjatë kulmit të Manchester United. Por, ai nuk e bëri këtë. Ndoshta ata na akuzojnë se jemi të vetëkënaqur sepse ata vetë ishin të vetëkënaqur te United”.
Favoritët kryesor kalojnë tutje në Kupën e KosovësLexoni edhe:
“Micah Richards nuk ka fituar katër tituj të Ligës Premier radhazi dhe Jamie Carragher nuk ka fituar asnjë titull. Asnjëherë. Kjo nuk ka ndodhur kurrë”.
“Kur humbasim pikë njerëzit thonë: ‘Ti humb pikët kundër Liverpoolit, Chelseat dhe Tottenhamit – çfarë fatkeqësie’. Janë Chelsea, Liverpool dhe Tottenham – çfarë presin njerëzit? Që të mund të shënojmë 120 pikë dhe të jemi 20 përpara?”
“Këtë e kam dëgjuar shumë herë në shtatë vjet. Nëse nuk fitojmë, është vetëkënaqësi. Nëse humbim në gjysmëfinale, nuk kemi karakter”, ka shtuar më tej trajneri i Manchester Cityt.
(Kosova Sot Online )