![Daku, 'fytyra' e Rubinit, klubi rus e nis fushatën e abonimeve](/uploads/kosova-sot/images/2024/May/25/200x200_mirlind-daku-600x3601716648000.png)
Ja pse po hetohet Pogba
![Ja pse po hetohet Pogba](/uploads/kosova-sot/images/2023/September/06/auto_pogba-600x3601693984648.jpg)
Prokurorët sportivë italianë kanë kërkuar suspendim për 4 vjet për mesfushorin e Juventusit, Paul Pogba pas akuzave për doping.
Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport”
Ylli francez ishte suspenduar në muajin shtator pas testit të bërë nga organizata kombëtare italiane e anti-dopingut, ku u detektua prezenca e testosteronit, një hormon që e rrit qëndrueshmërinë e sportistëve, pas fitores së Juventusit me rezultat 3:0 në ndeshjen hapëse të sezonit të ri në Serie A ndaj Udineses, më 20 gusht.
Testi i tij pozitiv u konfirmua edhe nga kundër-analizat në kampionin e dytë në muajin tetor.
Duke e pasur parasysh se ish-futbollisti i Manchester Unitedit është 30 vjeç, ai mund të vendos që ta mbyllë këtu karrierën futbollistike.
Pogba dikur konsiderohej njëri prej mesfushorëve më të mirë në botë.
(Kosova Sot Online)