Lexoni edhe:
Lëshimi i urdhër-arrestit kundër Milan Radojçiqit nga INTERPOL-i goditje e rëndë elektorale dhe karrierën politike të Aleksandër Vuçiqit
Java e 17-të në Superligën e Kosovës në futboll nis sot me tri përballje në program, transmeton "Kosova Sot Online".
Derbi i kësaj xhiroje zhvillohet mes Llapit Ballkanit në Podujevë. Ballkani nuk di të ndalet këtë edicion, është bindshëm më i fortë se të tjerët duke kryesuar me 38 pikë, 10 më shumë se Llapi i vendit të tretë, por suharekasit kanë edhe dy ndeshje më pak.
Therandasit nuk dinë për rezultat tjetër pos fitores tash e shtatë javë, kurse llapjanët pas dy fitoreve radhazi, pësuan në vikend. Ballkani i ka takuar sfida e parë me Llapin 2:1.
Prishtina synon t’i rikthehet fitores në shtëpi ndaj Fushë Kosovës. Bardh e kaltrit kanë vetëm një fitore në pesë sfidat e fundit, derisa Fushë Kosova tri humbje rresht. Në tabelë, kryeqytetasit janë të pestit me 22 pikë, kurse Fushë Kosova e parafundit me 10 sosh. Pasi e mposhti Llapin si vendas, tash Malisheva kërkon pikët e radhës në shtëpi ndaj Lirisë në formë katastrofale. Malishevasit janë të katërtit në klasifikim me 23 pikë, derisa prizrenasit e mbyllin atë me nëntë pikë.
(Kosova Sot Online )