Sylvinho tregon për angazhimet në familje dhe raportin më fëmijët: Vajza s’e di me çfarë merret, djali luan futboll

  • 11 December 2023 - 08:42
Sylvinho tregon për angazhimet në familje dhe  raportin më fëmijët: Vajza s’e di me çfarë merret, djali luan futboll

Sylvinho ka bërë një punë fantastike në krye të Shqipërisë duke i dërguar për herë të dytë kuqezinjë në finalet e një kampionati Evropian. Trajneri i Shqipërisë që tashmë ka kualifikuar ‘shqiponjat’ në Kampionatin Evropian ‘Gjermania 2024’ foli rreth jetës së tij privat dhe fëmijëve, transmeton "Kosova Sot Online".

Braziliani tregoi se si i ka marrëdhëniet me fëmijet, ku tregoi se vajza e tij punon në Madrid, merret me biznes, kurse djali studion në Amerikë dhe luan futboll atij.

“Kemi një marrëdhënie të shkëlqyer, ajo tani është 21 vjeçare, por kur më pyesin se çfarë studion në Madrid, unë i them më fal mbase biznes”, u shpreh ai.

” Po, ai luan futboll. Ka marrë një hap të rëndësishëm në jetën e tij, 4 muaj më parë. Pati një mundësi të mirë për të shkuar në një universitet në Evropë. Gjithashtu, kishte edhe një shans për të luajtur në SHBA dhe qëndroi atje duke bërë edhe universitetin gjithashtu”, tha Sylvinho për OraNews.

Kujtojmë se Shqipëria ndodhet në grupin B bashkë me skuadrat si Spanja, Kroacia dhe Italia.

Kampionati Evropian i vitit të ardhshëm do të fillojë më 14 qershor dhe do të përfundojë më 14 korrik.

(Kosova Sot Online )