Lexoni edhe:
Prishtina arrin marrëveshje me pesë komuna për menaxhim të mbeturinave, qenve endacakë e transportin publik
Është hedhur shorti për 1/8 e finales në Kupën e Kosovës në futboll. Nga 16 skuadrat që kanë mbetur në garë, secila nga to synon që t’i shkoj në fund kësaj gare dhe në 1/8 e finales do të ketë përballje shumë interesante, transmeton "Kosova Sot Online".
Padyshim që ndeshja kryesore do të jetë ajo mes Gjilanit dhe Prishtinës, dy skuadrat që ishin finaliste në edicionin e fundit.
Ballkani do të ketë punë me Vëllaznimin e Gjakovës, derisa Drita para adhuruesve të vet pret Rilindjën 1974.
Duel shumë interesant pritet të zhvillohet edhe në stadiumin ‘Riza Lushta’ ku Trepça ’89 takohet me Llapin, derisa Vjosa pret 2 Korrikun. Feronikeli ’74 – Malisheva është një sfidë tjetër interesante ashtu si edhe Suhareka – Prishtina e Re dhe Dukagjini e Dinamo.Ndeshjet e 1/8 së finales në Kupën e Kosovës zhvillohet më 3 dhe 4 shkurt të vitit 2024.
(Kosova Sot Online )