![](/uploads/kosova-sot/images/2023/December/12/200x200_Rf-600x360_11702376856.jpg)
Lexoni edhe:
Pas presidentit të Ankaragucut, arrestohen edhe dy zyrtarë të klubit për sulm fizik ndaj referit
Chelsea ka pësuar humbjen e shtatë këtë edicion në Ligën Premier pasi u mposht nga Evertoni me rezultat 2-0. Pas humbjes së Evertonit fundjavën e kaluar, lojtarët e Chelseat dolën në një lokal nate, sipas raportimeve në Telegraph dhe Athletic, transmeton "Kosova Sot Online".
Pasi u kthyen në Londër nga Liverpool, lojtarët fillimisht shkuan në restorantin Bagatelle përpara se të shkonin në klubin e natës Tape.
Nata u organizua nga Reece James , i cili si kapiten donte të organizonte një ngjarje sociale të lidhur me ekipin për Krishtlindje. Lexo po ashtuLegjenda e Chelseat godet Armando Brojën dhe Conor Gallagherin: Nuk janë për të qenë pjesë e këtij klubi. Kapiteni i kërkoi trajnerit Mauricio Pochettinos miratimin pas ndeshjes dhe trajneri i dha dritën jeshile lojtarëve për të vazhduar planet e tyre.Kjo në Angli po konsiderohet si një skandal, për më tepër që lojtarët kanë marrë leje nga trajneri dhe argjentinasi e ka aprovuar një gjë të tillë. Chelsea është në vendin e 12-të në tabelë me vetëm 19 pikë dhe duket tejet e vështirë që të arrijnë një vend që i dërgon në garat evropiane sezonin e ardhshëm.
(Kosova Sot Online )