
Kane: Ishte mjaft e çuditshme të kthehesha në Angli si lojtar i Bayernit

Harry Kane thotë se u ndie çuditshëm mbrëmë kur u rikthye në Angli për të luajtur në Ligën e Kampionëve kundër Manchester United.
Sulmuesi anglez u ndie kështu pasi ishte mësuar gjithmonë të luante për Tottenhamin kundër ekipeve kundërshtare të Premierligës.
Gjithashtu, përfaqësuesi anglez e komentoi edhe fitoren 1:0 të regjistruar në “Old Trafford” me “Djajtë e Kuq”.
“Këto ditë kemi thënë se do të vinim këtu për të demonstruar vendosmëri, pasion dhe energji dhe besoj që ia dolëm. E kontrolluam lojën. Është e bukur ta arrinim këtë fitore dhe ta mbyllnim mirë fazën e grupeve”, deklaroi Kane për “Prime Video”.
“Ishte mjaft e çuditshme të kthehesha në Angli si lojtar i Bayernit. Jemi të kënaqur me atë se si shkoi faza e grupeve për ne”, vazhdoi ai.
“Tri ndeshja pa shënuar? Ndonjëherë kalon nëpër momente që nuk arrin topi, ndërsa më pas të tjera kur gabon ose e qëllon shtyllën. Është pjesë integruese e të qenit sulmues. Më duhet vetëm të kem durim, të vazhdoj ta bëj atë që po e bëj. E di se në këtë skuadër do të kem mundësi dhe do të jem i gatshëm t’i shfrytëzoj”, përfundoi Kane.
(Kosova Sot Online)