Roberto Moreno ia kthen shpinën Kosovës, do të nënshkruajë me klubin rus
Roberto Moreno pritet të bëhet trajner i ri i klubit rus, Sochi, transmeton "Kosova Sot Online ".
Trajneri spanjoll së fundmi e pati një takim me kreun e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, me të cilin bisedoi për mundësinë që ta marrë në dorë Kombëtaren e Kosovës.
699721
Por, mediumi spanjoll “AS” raporton se Moreno pritet që shumë shpejt të emërohet trajner i klubit rus, duke i lënë kështu anash opsionet që i kishte që të bëhej selektor i Kosovës ose trajner i klubit turk, Adana Demirspor.
(Kosova Sot Online )