A iu mohua Zanettit hyrja në tërheqjen e shortit të Ligës së Kampionëve?
Zëvendës-presidentit të Interit dhe ish-mbrojtësit legjendar, Javier Zanetti, iu mohua përkohësisht qasja në shortin e Ligës së Kampionëve të hënën, pasi ai nuk kishte kredencialet e tij të UEFA-s për t’i dorëzuar në kohën e hyrjes.
Sigurimi i ngjarjes së mbajtur në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës nuk ishin të gatshëm përkohësisht ta linin argjentinasin të hynte në ngjarje pasi nuk ishin në gjendje ta identifikonin atë.
Pamjet e këtij rasti janë shfaqur në internet, ku shihet Zanetti i përfshirë në bisedë me njeriun në derë, duke këmbëngulur se ai është zëvendës-president i Interit.
(Kosova Sot Online)