Lexoni edhe:
Ky është vendimi i qeverisë për sportin, futbollistët e Kombëtares marrin pasaporta diplomatike
Sevilla e ka zgjedhur trajnerin e ri, i treti për këtë sezon për skuadrën andaluziane, që po zhvillon një sezon shumë larg pritshmërive, transmeton "Kosova Sot Online".
Pasardhësi i uruguaianit Diego Alonso është Quique Sanchez Flores. Më parë ka drejtuar më parë në Spanjë skuadra si Atletico Madrid, Valencia, Getafe, Espanyol. Ndërkohë që ka qenë edhe trajneri i Benfikës në Portugali dhe Watfordit në Angli.
Misioni i Quique Sanchez Flores është rikthimi i entuziazmit dhe rezultateve pozitive te skuadra iberike. Sevilla renditet aktualisht e treta nga fundi në La Liga. Rrugëtimi në Champions League u mbyll në vendin e fundit në grup. Dhe gjithë energjitë Sevilla do i shkarkojë në kampionat në vijim. Flores do të debutojë me ekipin e ri në ndeshjen në transfertë kundër Granadës së Myrto Uzunit (19 dhjetor).
(Kosova Sot Online )