Lexoni edhe:
Liverpooli mposhti me rezultat të thellë West Hamin në “Carabao Cup”
Interi është përshëndetur përfundimisht nga Kupa e Italisë.
Zikaltrit u mposhtën pas vazhdimeve me rezultat 1:2 nga Bologna në fazën e 1/8 së finales së këtij kompeticioni, transmeton "Kosova Sot Online ".
90 minuta nuk pati asnjë gol, ndërsa Lautaro Martinez e humbi penalltinë në minutën e 65-të.
Liverpooli mposhti me rezultat të thellë West Hamin në “Carabao Cup”Lexoni edhe:
E në vazhdimet prej 30 minutave u shënuan plot tre gola.
Fillimisht Carlos Augusto kaloi Interin në epërsi në minutën e 92-të.
Por, në pjesën e dytë të vazhdimeve ndodhi rikthimi i madh i Bolognas.
Beukema fillimisht barazoi shifrat në minutën e 112-të, kurse katër minuta më pas Ndoye shënoi për fitoren e madhe të Bolognas. Kësisoj, Bologna kalon në çerekfinale të Kupës së Italisë, kurse për Interin këtu merr fund kjo aventurë.
(Kosova Sot Online )