
Lexoni edhe:
Endrit Krasniqi në mesin e më të mirëve në Maqedoninë e Veriut
Stefano Pioli duket t’i ketë ditët e numëruara te Milani.“La Gazzetta dello Sport” ka raportuar këtë të shtunë se italiani mund të shkarkohet pas barazimit zhgënjyes 2:2 me skuadrën e fundit në tabelë, Salernitana, të premten, transmeton "Kosova Sot Online ".
Kuqezinjtë nuk kanë fituar asnjë ndeshje si mysafir në Serie A që nga tetori dhe aktualisht janë tetë pikë prapa liderit, Inter, që ka një ndeshje më pak.
Endrit Krasniqi në mesin e më të mirëve në Maqedoninë e VeriutLexoni edhe:
Sipas mediumit italian, drejtuesit e Milanit nuk janë vetëm të zhgënjyer nga rezultatet, por edhe nga lëndimet dhe mendojnë se Pioli dhe stafi i tij kanë një pjesë të përgjegjësisë.
Edhe intervista e trajnerit pas ndeshjes mbrëmë gjithashtu thuhet se nuk u vlerësua nga klubi pasi Pioli dukej shumë i nënshtruar.
Drejtorët dhe pronari i Milanit, Gerry Cardinale, tani po shqyrtojnë hapat e ardhshëm. Besohet se do të dëgjohet edhe mendimi i lojtarëve për të ardhmen e Piolit.
“Vendimi përfundimtar i Cardinale mund të shkojë në një mënyrë ose në tjetrën”, ka shkroi gazeta italiane.
(Kosova Sot Online )