Sanchez kërkohet nga klubi i Arabisë Saudite
Periudha e dytë e Alexis Sanchez në Inter mund të jetë jetëshkurtër, pasi ka raportime që Marcelo Gallardo e dëshiron sulmuesin në Al-Ittihad në afatin kalimtar të janarit.
Kiliani ishte pjesë e “Nerrazzurëve” nga viti 2019 në 2022 para se të largohej si lojtar i lirë për Olimpique Marseille.
Ai u kthye një vit më vonë dhe këtë sezon ka kontribuar me dy gola në 12 paraqitje në Serie A dhe Ligën e Kampionëve.
Megjithatë, tashmë ka raportime që 35-vjeçari është gati të largohet sërish për një ofertë fitimprurëse nga Arabia Saudite.
Gallardo, që mori drejtimin e Al-Ittihad muajin e kaluar, thuhet se është i interesuar të shtojë veteranin nga Kilin në skuadrën e tij.
Interi ishte lidhur tashmë me transferimin e një sulmuesi në afatin kalimtar të janarit, pasi Marko Arnautovic dhe Alexis Sanchez nuk po ofrojnë mjaftueshëm si rezervistë të Lautaro Martinez dhe Marcus Thuram.
(Kosova Sot Online)