Ish-futbollisti anglez bëhet gjyqtari i parë me ngjyrë që gjykon në Ligën Premier pas 15 vitesh

  • 26 December 2023 - 16:30
Ish-futbollisti anglez bëhet gjyqtari i parë me ngjyrë që gjykon në Ligën Premier pas 15 vitesh

Vetëm tre ditë pasi Rebecca Welch u bë gjyqtarja e parë femër në ligën elitare angleze, drejtuesit e Ligës Premier kanë caktuar Sam Allison për të gjykuar në ndeshjen e sotme (e martë) mes Sheffield United dhe Luton. Rebecca Welch drejtoi në ndeshjen mes Fulham dhe Burnley në fundjavë, duke u bërë gruaja e parë që gjykon një ndeshje në kampionatin më elitar të Evropës, transmeton "Kosova Sot Online".

Allison do të bëhet gjyqtari i parë me ngjyrë në 15 vjet dhe i dyti në histori që do të drejtojë një ndeshje të Ligës Premier.

Herën e fundit që një gjyqtar me ngjyrë ka gjykuar një ndeshje ishte në vitin 2008 dhe ishte Uriah Rennie, i cili tha lamtumirë në fitoren 2-0 të Liverpoolit ndaj Tottenhamit në atë kohë.

Gjyqtari 42-vjeçar, Allison u emërua në Champions, niveli i dytë i garave angleze, vetëm këtë sezon. Ai padyshim që e bëri punën e tij shumë mirë, kështu që sot mori shansin për të gjykuar në Ligën Premier.

Interesant është fakti se po flasim për një ish-futbollist. Gjatë karrierës së tij si lojtar, ai ndryshoi shumë klube duke luajtur për Swindon Town, Bristol City, Bournemouth dhe Exeter. Pas kësaj iu përkushtua punës së gjyqtarit dhe njëkohësisht punonte si zjarrfikës.

Por, në vitin 2020 u bë gjyqtar profesionist pasi anglezët e përfshinë në League Tëo. Hap pas hapi arriti në Ligën Premier dhe sot do të debutojë.

(Kosova Sot Online )