Al-Nassr fiton ndaj Al-Ittihad

  • A.P /
  • 26 December 2023 - 21:20
Al-Nassr fiton ndaj Al-Ittihad

Al-Nassr ka regjistruar fitoren e tretë radhazi në Ligën Profesionale Saudite.

Skuadra e udhëhequr nga Luis Castro triumfoi në udhëtim ndaj Al-Ittihad.

Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “King Abdullah Sports City” përfundoi me rezultatin 2:5.

Cristiano Ronaldo (19’, 68) dhe Sadio Mane (76’, 82’) shkëlqyen në këtë ndeshje, duke shënuar secili nga dy gola. Portugezi të dy golat i shënoi nga penalltia.

Goli tjetër për Al-Nassr u shënua nga Anderson Talisca (38’).

Për Al-Ittihad të dy golat u shënuan nga Abderrazak Hamdallah (52’). Te vendasit tërë ndeshjen e luajti Karim Benzema, i cili ishte asistues te goli i parë.

Al-Ittihad luajti me një futbollist më pak nga minuta e 67-të, kur nga ndeshja u përjashtua braziliani, Fabinho, pas kartonit të dytë të verdhë.

Pas 18 xhirove në elitën e futbollit në Arabinë Saudite, Al-Nassr ka grumbulluar 43 pikë dhe renditet i dyti në tabelë, me shtatë pikë më pak se lideri, Al-Hilal.

Al-Ittihad ndodhet në pozitën e gjashtë me 28 pikë. 

(Kosova Sot Online)