Ballkani ekipi me më së shumti gola të shënuar në vjeshtë

  • A.P /
  • 28 December 2023 - 19:05
Ballkani ekipi me më së shumti gola të shënuar në vjeshtë

Pjesa e parë e sezonit në Superligën e futbollit përfundoi në fundjavën që shkoi dhe tash është koha për t’i bërë llogaritë.

Skuadra nga Suhareka Ballkani në pjesën e parë të sezonit i ka shënuar plot 33 gola, që i bie një mesatare mbresëlënëse prej gati dy golash për ndeshje.

Sulmi i ekipit therandas ishte i zjarrtë në vitin 2023.

Prapa ekipit Portokalli gjendet Llapi, i cili i ka shënuar 29 gola, kurse pozita e tretë i takon Malishevës me 27 sosh. 

(Kosova Sot Online)