Lexoni edhe:
Gruaja e Alvesit deshi të vetëvritet: Ai më zhgënjeu duke më lenë vetëm
Tiago Djalo ka vetëm edhe gjashtë muaj të mbetur në kontratën e tij me Lille dhe për të është rritur interesimi nga disa prej klubeve të mëdha evropiane, transmeton "Kosova Sot Online ".
Ai nuk është paraqitur që nga marsi shkaku i lëndimit të ligamentit, teksa u tha se mund të ketë luajtur ndeshjen e tij me ekipin francez – por mund të mos jetë kështu.
Gruaja e Alvesit deshi të vetëvritet: Ai më zhgënjeu duke më lenë vetëmLexoni edhe:
Djalo pritet të largohet në janar, por sipas “FootMercato”, ai mund të mbetet te Lille në formë huazimi.
Qendërmbrojtësi portugez është në bisedime me një tjetër klub. Juventus, Inter dhe Atletico Madrid janë përmendur të gjithë si palë të interesuara.
Gjasat janë që 23-vjeçari të blihet në janar para se të huazohet te Lille për pjesën tjetër të sezonit.
Marrëveshja do t’i mundësonte Djalos të rifitonte aftësinë me “Les Dogues”të ndihmonte klubin të arrijë objektivin e tij për të arritur kualifikimin në garat evropiane dhe gjithashtu të ia sigurojë klubit një shumë parash.
Bazuar në “Transfermarkt”, Tiago Djalo vlerësohet me 15 milionë euro.
(Kosova Sot Online )