Lexoni edhe:
Basketbollistët më të paguar në NBA për vitin 2023
Paris Saint-Germaini u shpall kampion i Francës në sezonin 2022/23. Parisienët ishin liderë që nga xhiroja e parë deri tek e fundit në sezonin paraprak duke triumfuar në fund me plot meritë, transmeton "Kosova Sot Online ".
Ata megjithatë u rrezikuan vazhdimisht nga Lensi, i cili e mbylli sezonin me vetëm një pikë më pak, 84 karshi 85 të parisienëve.
Basketbollistët më të paguar në NBA për vitin 2023Lexoni edhe:
PSG-ja e siguroi titullin në xhiron e parafundit të sezonit në barazimin 1:1 kundër Strasbourgut.
Me këtë rast, Kylian Mbappe me shokë e siguruan trofeun e 11-të të kampionit në Ligue 1 duke u bërë klubi më i trofeshëm në kampionatin francez.
Pasi triumfuan në vitet 1986, 1994, 2013, 2014, 2015, 2016, 2018, 2019, 2020 e 2022, kryeqytetasit ishin më të mirët edhe më 2023.
Që kur u krijua në vitin 1970-të, PSG-ja i ka fituar 48 trofe, prej tyre 30 nën drejtimin e Qatar Sports Investments, të cilët e morën kontrollin e klubit në vitin 2011.
Ndërkohë, Coupe de France i takoi Toulouse, i cili e mposhti ekipin Nantes në finale me rezultat të thellë, 5:1.
Kjo ishte hera e parë që Toulouse e fitoi Kupën e Francës në histori të këtij klubi.
Ndeshja e Trophee des Champions, respektivisht Superkupa e Francës mes kampionit PSG dhe fituesit të Kupës, Toulouse do të luhet më 3 janar të këtij viti.
(Kosova Sot Online )