![](/uploads/kosova-sot/images/2024/January/03/200x200_Premierliga-600x3601704271671.png)
Lexoni edhe:
Man City e dominoi futbollin anglez në vitin 2023
Përderisa në sportet kolektive nuk është se Kosova pati rezultate dhe aq të mira në vitin 2023, për suksese si zakonisht u përkujdesën garuesit e sporteve individuale, më saktësisht xhudoja, transmeton "Kosova sot Online ".
Man City e dominoi futbollin anglez në vitin 2023Lexoni edhe:
Në fund të vitit 2023, për herë të parë në vendin tonë u mbajtur Kampionati i Hapur i Xhudos, ku shteti ynë u përfaqësua me katër garues e që të katërtit arritën medalje.
Suksesin më të madh e arriti Akil Gjakova, i cili e fitoi medaljen e artë. Të bronztën e fituan Nora Gjakova, Distria Krasniqi si dhe Dardan Cena.
Gjatë vitit, xhudistët arritën edhe suksese të tjera të lakmueshme, si zakonisht.
Tash, këtë vit, synim i garuesve kosovarë tanë do të jenë medaljet në Lojërat Olimpike, që mbahen në Paris, gjatë verës.
(Kosova Sot Online )