Kosova mposhtet nga Emiratet e Bashkuara Arabe
Përfaqësuesja A e Kosovës në hendboll ka pësuar humbje në miqësoren e zhvilluar ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe me rezultatin 26:23.
Në këtë ballafaqim, Kosova u përballë me humbesa të shumta.
Më efikasi ishte Kushtrim Ninaj me gjashtë gola. Ai u ndihmuan edhe nga Arbios Mushkolaj, Jon Muqolli, Matej Thaqi e Dominik Palushi, të cilët shënuan nga tre gola secili.
Kjo nuk është ndeshja e vetme mes tyre, pasi që nesër luajnë sërish.
Ndërkohë, Kosova javën tjetër luan dy ndeshje me Britaninë e Madhe, në kuadër të raundit promovues të kualifikimeve për Euro 2026.
(Kosova Sot Online)