Lexoni edhe:
Ditë e madhe në Serie A , sot luhen katër ndeshje
Futbolli botëror, dhe në veçanti ai brazilian është në zi pasi është ndarë nga jeta në moshën 92-vjeçare, Mario Jorge Lobo Zagallo, transmeton "Kosova sot Online ".
Ky i fundit kishte pasur disa shqetësime shëndetësore në vitin e kaluar duke u shtruar edhe në spital, e tashmë vjen lajmi i keq për ndarjen e tij nga jeta.
Ditë e madhe në Serie A , sot luhen katër ndeshjeLexoni edhe:
Ish-anësori i majtë njihej ndryshe edhe si “Zotëria” i Kupës së Botës duke qenë se këtë trofe e fitoi dy herë si lojtar (1958 dhe 1962) dhe një herë tjetër si trajner duke udhëhequr Selecaon në Botërorin e vitit 1970 aty ku Brazili mposhti në finale 4-1 Italinë.
Por, historia e tij me Botërorët nuk mbyllet me kaq pasi në vitin 1994 ishte koordinator teknik i kombëtares së drejtuar nga Parreira që gjithashtu fitoi Kupën e Botës duke mposhtur edhe një herë tjetër Italinë në finale, këtë pas goditjes së penalltive. Zagallo është kështu edhe i vetmi që e ka fituar Kupën e Botës katër herë, në role të ndryshme.
(Kosova Sot Online )