Dinamo City zyrtarizon dy afrime

  • 08 January 2024 - 10:42
Dinamo City zyrtarizon dy afrime

Ditë largimesh, por edhe prezantimesh te Dinamo City. Klubi blu ka njoftuar pasditen e kësaj të diele nënshkrimin me sulmuesin Mory Bamba, transmeton "Kosova Sot Online ".

“Lojtari 21-vjeçar me origjinë nga Bregu i Fildishtë e ka zhvilluar karrierën e tij në Itali, ku fillimisht ka qenë pjesë e akademisë së Romës e më pas pjesë e skuadrës së Livornos.

Bamba luan si sulmues i djathtë dhe do të jetë një përforcim me vlera për ekipin tonë”, shkruhet në njoftim.

Pak më vonë, Dinamo ka zyrtarizuar edhe afrimin e Jorgo Meksit, për të cilin shkruan se “luan në pozicionin e mbrojtësit të djathtë, e ka zhvilluar karrierën e tij mes kampionatit grek e atij shqiptar, ku më herët ka qenë edhe pjesë e skuadrave të Skënderbeut dhe Kukësit në Superiore.

(Kosova Sot Online )