Lexoni edhe:
Asensio drejt rikthimit në La Liga
Ekipi olimpik i Kosovës do të përfaqësohet me dy skitarë në Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj, që prej 19 janar deri më 1 shkurt 2024 mbahen në qytetin Gangwon të Koresë së Jugut, transmeton "Kosova Sot Online ".
Skitarët janë Lirika Deva dhe Klos Vokshi, të cilët do të garojnë në disiplinat e skijimit alpin, sllallom dhe sllallom të madh.
Asensio drejt rikthimit në La LigaLexoni edhe:
Të dy janë kualifikuar me normë olimpike, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës.
Me ekipin do të udhëtojnë edhe trajnerët Kushtrim Deva dhe Ernest Sefaj.
Shef i misionit është Bujar Turjaka.
Në LOD për të Rinj Gangwon 2024 marrin pjesë 1900 sportistë të moshës 15-18 vjeç.
Kosova është njëra prej 79 vendeve pjesëmarrëse.
Gangwon 2024 është edicioni i katërt i Lojërave Olimpike Dimërore për të Rinj, ndërsa për ekipin tonë është pjesëmarrja e dytë pas debutimit në Lozanë 2020.
(Kosova Sot Online )