Muriqi rikthehet në stërvitje të plotë

  • A.P /
  • 09 January 2024 - 17:13
Muriqi rikthehet në stërvitje të plotë

Një lajm fantastik ka marr gjatë ditës së sotme ekipi i Mallorcas.

Në stërvitjen e sotme është paraqitur Vedat Muriqi, i cili ka munguar që nga nëntori, pas lëndimit të pësuar në ndeshjen mes Kosovës e Izraelit.

Kjo ka bërë që ai të mungojë në nëntë ndeshjet e fundit, përfshirë këtu shtatë në kuadër të La Ligas ku ekipi ka regjistruar dy fitore, tri barazime dhe dy humbje.

E sot, Muriqi u paraqit në stërvitjen e plotë me pjesën tjetër të ekipit pa ndonjë telashe.

Javën e shkuar u paralajmërua se Muriqi nuk do të jetë i gatshëm për lojë deri muajin tjetër, te Mallorca janë optimistë se ai mund të rikthehet më herët.

Shpresa është që ‘’pirati’’ të jetë gati në fund të këtij muaji apo fillim të muajit tjetër.

Më 27 janar, Mallorca luan në shtëpi kundër Real Betisit, ndërsa më 4 shkurt përballet në udhëtim me Athletic Bilbaon.

Para se të lëndohej, Muriqi ishte shënuesi më i mirë te Mallorca, ku në 12 paraqitje në La Liga, shënoi katër gola dhe dhuroi dy asistime.

Momentalist, Mallorca është e 14-ta në tabelë me 18 pikë.


(Kosova Sot Online)