
Real Madridi gjen zëvendësuesin, nëse dështon pista Mbappe

Real Madridi ka hyrë sërish në garë për shërbimet e Kylian Mbappes, i cili ka kontratë me Paris Saint-Germanin deri në fund të këtij edicioni.
Por, madrilenët duket se kanë mësuar nga herët e kaluara dhe tash duan të jenë më të sigurtë.
Si pasojë e kësaj, ekipi spanjoll ka gjetur zëvendësuesin e Mbappes, në rast se dështon sërish pista me të.
Jamal Musiala është njeri që mund të zbarkojë në ‘’Santiago Bernabeo’’.
Musiala është bërë një lojtar kyç i ekipit të parë për Bayernin e Munichut që nga debutimi i tij në vitin 2020, duke shënuar 36 gola dhe duke dhënë 26 asiste në 143 ndeshje në të gjitha kompeticionet.
(Kosova Sot Online)