
Lexoni edhe:
Juventus dhe Napoli në garë “të ashpër” për shërbimet e mesfushorit të Nottingham Forest
Përfaqësusesja e Kosovës në hendboll luan sot (e shtunë) në udhëtim te Britania e Madhe në kuadër të eliminatoreve për Euro 2026, transmeton "Kosova Sot Online".
Kosova ka arsyetuar rolin e favorites dhe ka fituar ndaj Britanisë së Madhe me rezultatin 30:22 në ndeshjen e të mërkurës mbrëma në Pallatin e Rinisë në Prishtinë para një numri të konsiderueshëm shikuesish.Megjithatë, tani pas tri ditësh, Dardanët do të luajnë ndeshjen tjetër në udhëtim te Britania e Madhe, pasi këto dy ndeshje i takojnë raundit promovues të kualifikimeve për Euro 2026.
Ekipi më i mirë pas dy ndeshjeve avancon në kualifikimet e rregullta për Kampionatin Evropian të pas dy vitesh. Kjo përballje e madhe ndaj britanikëve është paraparë të zhvillohet sot me fillim nga ora 14:15 në “Derby Arena”
(Kosova Sot Online )