Lexoni edhe:
Spektakël në Target Center, Timberwolves marrin fitore ndaj Clippers
Alban Shillova ka marrë një lajm të rëndë në mëngjesin e ditës së hënë të 15 janarit, transmeton "Kosova Sot Online ".
Futbollisti i njohur kosovar, ka njoftuar se bashkëshortja e tij Kaltrina ka ndërruar jetë në moshë të re. 31-vjeçari është anëtar i skuadrës elitare FC Feronikeli ’74, derisa ka qenë vet ai që ka njoftuar për vdekjen e bashkëshortes dhe vendin dhe orën se ku do të varroset ajo.
Spektakël në Target Center, Timberwolves marrin fitore ndaj ClippersLexoni edhe:
“Me pikëllim të thellë dhe zemra të thyera ju njoftojmë që Kaltrina jonë e dashur ndërroi jetë! Varrimi bëhet me namazin e ikindisë në fshatin Zllatar”, ka shkruar Shillova.
Kaltrina ka qenë duke vuajtur nga një sëmundje e rëndë në kohët e fundit.
E ndjera pas vetës ka lënë një vajzë të vogël.
Shillova është një nga sulmuesit më të mirë në Kosovë në vitet e fundit, derisa ai ka bërë karrierë në shumë klube deri më tani si Prishtina, Drita, Llapi, Drenica, Malisheva Fushë Kosova, Trepça, Liria e Vllaznia e Pozhoranit.
(Kosova Sot Online )