Lexoni edhe:
Partitë politike në opozitë, po vrapojnë secila për vete që ti marrin meritat
Lionel Messi u zgjodh mbrëmë futbollisti më i mirë në botë i vitit 2023 nga FIFA. Ylli argjentinas e mposhti rivalin kryesor, Erling Haaland, ndërsa në pozitën e tretë përfundoi Kylian Mbappe, transmeton "Kosova Sot Online ".
Ndonëse kishte pikë të njëjta me sulmuesin e Manchester Cityt, tetë herë fituesi i Topit të Artë triumfoi falë pikëve të marra nga kapitenët e Kombëtareve.
Partitë politike në opozitë, po vrapojnë secila për vete që ti marrin meritat Lexoni edhe:
E njëri prej këtyre kapitenëve që i dha pikë maksimale futbollistit të Inter Miamit ishte edhe Granit Xhaka.
FIFA i ka publikuar krejt votat, ndërsa tek ato të kapitenëve shihet edhe emri i yllit kosovar, i cili e ndihmoi përfaqësuesin argjentinas që të zgjidhej më i miri i vitit.
Më poshtë mund ta shihni listën e kapitenëve të Kombëtareve që i dhanë pikë maksimale 36 vjeçarit: Kylian Mbappe, Mohamed Salah, Luka Modric, Harry Kane, Virgil van Dijk, Jan Oblak, Robert Leëandoëski, Gianluigi Donnarumma, Son Heung-min, Christian Pulisic, Federico Valverde, Romelu Lukaku, Andreë Robertson, Falcao e Granit Xhaka.
(Kosova Sot Online )