Lexoni edhe:
Roma e godet fuqishëm, shkarkon trajnerin Mourinho
Granit Xhaka u zgjodh futbollisti më i mirë i Zvicrës për vitin 2023 mbrëmë. Ylli kosovar e fitoi këtë çmim prestigjioz individual për herë të tretë radhazi, transmeton "Kosova Sot Online".
Në vitin 2023 ai regjistroi rekord duke u bërë futbollisti me më së shumti paraqitje me Kombëtaren e Zvicrës. Mesfushori nga Kosova tani numëron 121 paraqitje.
Roma e godet fuqishëm, shkarkon trajnerin MourinhoLexoni edhe:
Sikurse në vitin 2017 dhe vitin e kaluar, Xhaka u shpall lojtari më i mirë te “Helvetikët”.
31-vjeçari në garën për më të mirin e vitit mposhti konkurrencën e Manuel Akanji dhe Zeki Amdouni, që ishin dy të nominuarit tjerë. Granit Xhaka çmimin “Lojtari i Vitit” te Zvicra e mori mbrëmë në ceremoninë e shpalljes së më të mirëve, të organizuar nga Federata e Futbollit e Zvicrës. Dhe, ai sot e bëri një postim në rrjetet sociale, përmes së cilit e shprehu lumturinë që u zgjodh më i miri i vitit në shtetin “Helvetik”.
(Kosova Sot Online )