
Lexoni edhe:
Kanë kaluar 12 orë nga momenti kur u zgjodh më i miri i botës, ende asnjë reagim nga Messi!
Granit Xhaka ka bërë tifozët e Baselit që të ëndërrojnë. Ai nuk ka përjashtuar mundësinë që të pensionohet te klubi zviceran. Mesfushori nga Kosova është pjesë e Bayer Leverkusenit nga vera e vitit të kaluar, teksa ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026, transmeton "Kosova Sot Online ".
Në një intervistë për “Blick”, Xhaka u pyet për një rikthim të mundshëm te Baseli – aty ku edhe ka nisur karrierën e tij.
“Kur të mbarojë kontrata ime me Leverkusenin, do të jem gati 36 vjeç. Le të shohim nëse kam akoma dëshirë të luaj futboll”, tha fillimisht 31-vjeçari.
“Por, të luash sërish bashkë me Taulantin (vëllain e tij) me uniformën kuqeblu të FCB-së është një ëndërr. Dhe deri më tani pothuajse të gjitha ëndrrat e mia janë realizuar”, deklaroi kapiteni i Zvicrës.
Xhaka me ekipin e parë të Baselit kishte debutuar në vitin 2010, kurse pas më 2012 ishte transferuar te Borussia Monchengladbach.
Granit Xhaka nga viti 2016 deri më 2023 ishte e pjesë e gjigantit anglez, Arsenali.
(Kosova Sot Online )