Lexoni edhe:
Fitim astronomik i Mourinhos, mbi 90 milionë kompensim nga klubet që e shkarkuan
Jose Mourinho u tha lamtumirë tifozëve të Romës me një përmbledhje prekëse të momenteve të tij më të mëdha në klub, transmeton "Kosova sot Online ".
Trajneri kishte thënë disa herë se donte të qëndronte përtej skadimit të kontratës së tij në qershor 2024, por u shkarkua nga pronarët Dan dhe Ryan Friedkin mëngjesin e sotëm.
Fitim astronomik i Mourinhos, mbi 90 milionë kompensim nga klubet që e shkarkuanLexoni edhe:
Portugezi priti deri në mbrëmjen e sotme për të reaguar përmes rrjeteve sociale me një video duke bashkuar disa nga momentet e tij te Roma, duke përfshirë triumfin në Ligën e Konferncës dhe parullën nga tifozët.
E gjitha u luajt nën muzikën e Gladiator, të kënduar nga Andrea Bocelli. Fjalët që ai shkroi në postim ishin një vjershë e ndërgjegjes kushtuar Giallorossi. “Djersë, gjak, lot, gëzim, trishtim, dashuri, vëllezër, histori, zemër, përjetësi”, shkroi Mourinho.
(Kosova Sot Online )