Lexoni edhe:
Bota arabe e "çmendur " për Botërorin 2034, do ta ndërtojnë stadiumin më modern në botë!
Amir Rrahmani ka nisur ta rikthejë formën e dikurshme duke u bërë protagonist tek Napoli, transmeton "Kosova sot Online ".
Qendërmbrojtësi kosovar shkëlqeu në fundjavën që shkoi duke e inspiruar ekipin napolitan drejt fitores ndaj Salernitanës.
Madje, ish-futbollisti i Dinamo Zagrebit e Veronës e shënoi golin e fitores 2:1 në minutat shtesë të lojës për t’ia siguruar tri pikë të vlefshme kampionit aktual italian.
Për këtë, përfaqësuesi kosovar u përfshi në ekipin ideal të xhiros së 20-të në Serie A, të përzgjedhur nga faqja “Goal.com”.
“Napoli iu rikthye fitores duke e mposhtur Salernitanën në shtëpi dhe këtë e bëri falë një goli të shënuar në minutat shtesë nga Rrahmani. Mbrojtësi, jo vetëm që shfaqi siguri dhe kualitet gjatë tërë lojës, por u bë edhe njeriu vendimtar i ekipit”, shkruan kjo faqe.
29 vjeçari u rikthye së fundmi nga lëndimi dhe po e rigjen formën dalëngadalë, shkruan “Gazeta Express.
Për të thuhet se interesim kanë shprehur Atletico Madridi në Spanjë dhe Atalanta në Itali.
Mbetet të shihet nëse kapiteni i Kombëtares së Kosovës do të qëndrojë edhe në edicionin e ardhshëm në “Diego Maradona” apo jo.
(Kosova Sot Online )