Benzema e godet fuqishëm me padi ministrin francez për deklaratën tronditëse për ‘Vëllazërinë Myslimane’

  • 17 January 2024 - 11:19
Benzema e godet fuqishëm  me padi ministrin francez për deklaratën tronditëse për ‘Vëllazërinë Myslimane’

Futbollisti francez Karim Benzema ka ngritur një padi për shpifje kundër ministrit të Brendshëm francez Gerald Darmanin, transmeton "Kosova Sot Online ".

Në tetor, Darmanin akuzoi lojtarin e Al-Ittihad, Karim Benzema se kishte një lidhje me një grup të quajtur Vëllazëria Myslimane, e cila konsiderohet një organizatë terroriste në Francë. Ministri hodhi akuza të rënda ndaj ish-lojtarit të Real Madridit në programin CNews gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë, vetëm pak ditë pasi Benzema deklaroi mbështetjen e tij për popullin e Palestinës në luftën kundër Izraelit. 

Benzema ka denoncuar në Gjykatën Republikane të Drejtësisë, e vetmja kompetente për të gjykuar anëtarët e qeverisë për akte të kryera gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre, për “minim” të nderit dhe reputacionit.

“Ky koment ‘minon’ nderin dhe reputacionin e tij”, tha avokati i Benzemas. “Vëllazëria Myslimane” është një nga organizatat më të vjetra dhe më të mëdha islamike në botën arabe dhe myslimane, ato kanë një rrjet të gjerë mbështetësish dhe anëtarësh nga Egjipti në vende të tjera. 

(Kosova Sot Online )