
Lexoni edhe:
Gjykata Ndërkombëtare Penale për ish Jugosllavinë në Hagë po i injoron dëshmitë për krimet serbe në Kosovë
Jordan Henderson do të largohet përfundimisht nga kampionati arab dhe skuadra Al-Ettifaq. Henderson karrierën do ta vazhdojë në Evropë dhe thuhet se është afër Ajaxit, transmeton "Kosova Sot Online ".
Madje thuhet se mungojnë vetëm detajet për finalizimin e kontratës së mesfushorit anglez.
Ai nuk ishte i lumtur dhe ka vendosur të kthehet në Evropë. Në elitën e futbollit të Arabisë Saudite, Henderson ka luajtur vetëm 17 ndeshje.
33-vjeçari nënshkroi kontratë trevjeçare, që ishte me vlerë prej 700 mijë funte në javë me Al-Ettifaqun, kur e la Liverpoolin në verën e kaluar.
(Kosova Sot Online )