Lexoni edhe:
Rizvanolli: Kosova ka çmimin më të lirë të energjisë në rajon e në Evropë pavarësisht rritjes së tarifave
Futbollisti kosovar Ibrahim Dresheviç nuk është më futbollist i Fatih Karagümrük, transmeton "Kosova sot Online ".
Dresheviq është larguar nga klubi i Superligës turke për ta vazhduar karrierën në Japoni tek klubi FC Machida Zelvia. Lajmin e ka bërë të ditur klubi turk përmes faqes së vetë zyrtare, transmeton "Kosova Sot Online ".
26 vjeçari kështu do ta provojë një eksperiencë të re në elitën e futbollit japonez.
“Marrëveshja është arritur për transferimin e lojtarit tonë, Ibrahim Dresevic tek FC Machida Zelvia, njëri prej Ligës së parë japoneze. Do të donim ta falënderonim për kontributin e tij në klubin tonë deri tash dhe t’i urojmë suksese në karrierën e tij futbollistike”, shkroi klubi turk.
Dresheviç i ishte bashkuar ekipit Fatih Karagümrük nga klubi holandez Heerenvenen në korrik të vitit 2022, ndërsa kishte nënshkruar kontratë dyvjeçare, deri në fund të këtij sezoni.
Sidoqoftë, ai u largua gjashtë muaj pa përfunduar kontrata.
Mesfushori defanziv, i cili mund të luajë edhe si qendërmbrojtës, i ka zhvilluar 17 ndeshje në këtë sezon në Superligën dhe Kupën e Turqisë duke e shënuar një gol dhe duke i bërë dy asistime.
(Kosova Sot Online )