Milani huazon Luka Romeron në Spanjë
Milani ka dërguar Luka Romeron te Almeria në formë huazimi.
Klubi spanjoll zyrtarizoi këtë të hënë marrëveshjen me “Rossonerët” dhe lojtarin.
Marrëveshja e huazimit vlen deri në fund të sezonit.
Në marrëveshjen mes palëve nuk është përfshirë ndonjë opsion blerjeje.
(Kosova Sot Online)