Lexoni edhe:
Sulmi terrorist serbë në Banjskë, faturë e kushtëzimit nga BE dhe SHBA, që do ta paguaj regjimi agresiv i Vuçiqit
Po vazhdon të shtohet kolonia e shqiptarëve në klubin e Empolit, nënshkruan edhe mbrojtësi kuqezi.
Pra edhe një tjetër futbollist i bashkohet klubit të Empolit, ku kanë spikatur shumë futbollistë të Kombëtares Shqiptare (aktualisht luajnë Ismajli, Etrit Berisha dhe Stiven Shpendi), transmeton "Kosova Sot Online ".
Këtë të martë me klubin toskan ka firmosur mbrojtësi i ri dhe i talentuar Adi Kurti, që kuptohet fillimisht do të inkuadrohet në ekipin e të rinjve. Djaloshi nga Elbasani ka kaluar në të gjitha ekipit zinxhir të përfaqësueses kuqezi që nga U-15. Akademia e Empolit shquhet për rritjen e talenteve të futbollit në Itali. Kujtojmë që në klubin toskan u formua një nga lojtarët më të njohur të Kombëtares Shqiptare: Elseid Hysaj.
(Kosova Sot Online )