Ancelotti pyetet rreth lajmeve se e dëshiron rikthimin e Benzemas
Prej ditësh raportohet se Karim Benzema është në bisedime me klubin e tij, Al-Ittihad, për një rikthim të mundshëm në futbollin evropian, vetëm gjashtë muaj pas largimit nga Real Madridi.
Pati një raport këtë javë se Carlo Ancelotti i kishte kërkuar klubit që ta kthente francezin në formë huazimi deri në fund të sezonit.
Trajneri italian u pyet për këto raportime gjatë konferencës për media, teksa i mohoi kategorikisht.
“Kjo është një gënjeshtër. Ne kurrë nuk kemi folur me klubin për këtë”, ishte përgjigja e tij e prerë.
Për fituesin e “Topit të Artë” raportohet se interesim kanë shfaqur Arsenali, Manchester United dhe Lyoni.
Gjithsesi, besohet se nëse 36-vjeçari nuk pranon një ulje të madhe nga paga e tij prej 100 milionë eurosh në vit te Al-Ittihad, atëherë ai nuk do të shkojë askund.
Karim Benzema me klubin saudit ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026.
(Kosova Sot Online)