Lexoni edhe:
10 arsyet pse dinari serbnuk duhet të vlejë në Kosovë në formë ilegale?
Mbrojtësi i Kombëtares, Marash Kumbulla do të jetë lojtar i Sassuolos, transmeton "Kosova Sot Online ".
Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane. “Tuttomercato” raporton se mbrëmë është arritur akordi mes palëve.
Kumbulla do të huazohet nga Roma deri në fund të sezonit tek skuadra ku luan futbollisti tjetër i Kombëtares, Nedim Bajrami.
10 arsyet pse dinari serbnuk duhet të vlejë në Kosovë në formë ilegale?Lexoni edhe:
Me dëshirën për të kontribuar në një skuadër, Kumbulla është gati të shfrytëzojë shansin e ofruar nga Sassuolo dhe të bëjë një ndikim domethënës në pjesën e mbetur të sezonit.
Një aktivizim te Sassuolo dhe rigjetja e formës do të rriste shanset e një ftese për Kumbullën nga trajneri i Shqipërisë, Sylvinho për finalet e Euro 2024.
(Kosova Sot Online )