Reali synon ta rikthejë pozitën e liderit në La Liga
Real Madridi do të synojë ta rikthejë sonte kreun e tabelës në La Liga.
Aktualisht, “Los Blancos” e shohin veten në vendin e dytë me një pikë më pak se lideri, Girona, por edhe me një ndeshje më pak të zhvilluar.
Andaj, ekipi i Carlo Ancelottit nuk ka opsion tjetër pos fitores ndaj Getafes në udhëtim.
Getafe është aktualisht në vendin e dhjetë dhe “Mbretërit” s’do të kenë punë të lehtë sonte.
Realit i duhet fitorja edhe për ta ruajtur distancën ndaj ndjekësve kryesorë, Atletico Madrid dhe Barcelona, të cilët aktualisht janë 7 pikë prapa, por që e kanë nga një ndeshje më shumë të zhvilluar.
Përballja mes Getafes dhe Real Madridit njëherësh do ta mbyllë edhe xhiron e 22-të të kampionatit spanjoll të futbollit.
(Kosova Sot Online)