Lexoni edhe:
Sot pritet të lansohet zgjerimi i skemës Superpuna
Fulhami ka konfirmuar edhe zyrtarisht arritjen e marrëveshjes për transferimin e sulmuesi shqiptar, Armando Broja, në formë huazimi nga Chelsea, transmeton "Kosova Sot Online".
Emri i Brojës ishte njëri nga më të lakuarit në afatin kalimtar të janarit, pasi shumë klube të Ligës Premier dëshironin shërbimet e tij. Megjithatë, ishte Fulhami, i cili bindi drejtuesit e Bluve dhe sulmuesin shqiptar kur afati kalimtar veç ishte afër të mbyllte. Se marrëveshja erdhi vetëm në orët e fundit e tregon edhe zyrtarizimi i vonshëm i 22-vjeçarit nga klubi londinez.
Sot pritet të lansohet zgjerimi i skemës SuperpunaLexoni edhe:
Fulhami e zyrtarizoi Brojën pas mesnate apo më saktë rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm (e premte). “Klubi është i kënaqur të konfirmojë nënshkrimin e sulmuesit Armando Broja në huazim deri në fund të sezonit”, thuhet në njoftimin e londinezëve.
Përveç kësaj, ekipi nga Craven Cottage ka vendosur t’ia jap sulmuesit shqiptar fanellën me numër 9.
(Kosova Sot Online )