Lexoni edhe:
E ekzekutuan shqiptarin dhe e detyruan një 15 vjeçar ta bartte në shpinë!
Në ditën e fundit të merkatos dimërore, Marash Kumbulla u largua nga Roma për t’u transferuar falë formulës së huazimit te Sassuolo. Pas tre vitesh në kryeqytet, mbrojtësi i kombëtares shqiptare nis eksperiencën e tretë në një klub të Serie A teksa 23-vjeçari është shumë pranë rikthimit nga dëmtimi në gju që e mbajti jashtë fushave të lojës për një periudhë të gjatë, transmeton "Kosova Sot Online ".
Në të njëjtën kohë, Kumbulla nuk harron të falenderojë Romën për të gjitha ndjesitë që i dhuroi duke qenë se me romanët fitoi titullin e Conference League në finalen e Tiranës përballë Feyenoord.
E ekzekutuan shqiptarin dhe e detyruan një 15 vjeçar ta bartte në shpinë!Lexoni edhe:
“Faleminderit për mënyrën se si më pritet dhe për emocionet që më dhuruat. E sigurt është se nuk do t’i harroj kurrë. I uroj klubit dhe tifozëve të mrekullueshëm të skuadrës që ta mbyllin sezonin në mënyrën më të mirë, i uroj fat dhe shpresoj që gjithccka të shkoj mirë”, shkruan Kumbulla në rrjetet sociale.
Ndërkohë, për mbrojtësin tashmë nisin muaj të rëndësishëm pasi i duhet të gjejë formën optimale, si dhe të shndërrohet në një titullar të Sassuolos për të luajtur më pas shanset për një grumbullim të mundshëm me Shqipërinë nga trajneri Sylvinho në Euro 2024.
(Kosova Sot Online )