Lexoni edhe:
Qartet keq Ancelotti , e ‘sulmon’ Xavin pas komenteve kundër Real Madridit
Vjosa ka fituar me rezultat 4-1 ndaj 2 Korrikut në ndeshjen 1/8-tës së Kupës së Kosovës duke siguruar kualifikimin në çerekfinale të kësaj gare, transmeton "Kosova Sot Online "..
Klubi nga Shtimja ka marrë një fitore të madhe në ndeshjen e tyre si vendas, por të zhvilluar në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka pasur kritika ndaj homologut të tij nga Barcelona, Xavi Hernandez, duke e kritikuar për komentet e bëra gjatë ditës së djeshme (e premte).
Gjatë konferencës së tij për shtyp të premten, menaxheri i Barcelonës, Xavi kritikoi Real Madridin për presionin e dukshëm ndaj gjyqtarëve duke përdorur kanalin televiziv Real Madrid. 44-vjeçari beson se ka një efekt të rëndësishëm në paraqitjet e gjyqtarëve sa herë që ata marrin drejtimin e një ndeshje të Los Blancos, duke përdorur si shembull përplasjen e fundit të diskutueshme me Almerian.
Qartet keq Ancelotti , e ‘sulmon’ Xavin pas komenteve kundër Real MadriditLexoni edhe:
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të vendasve, të cilët arritën të shënojnë dy gola.
Goli i epërsisë 1-0 erdhi në minutën e 11-të me anë të Drin Ymerit, ndërsa në minutën e 16-të shënoi Ardian Selimi për 2-0 dhe me këtë rezultat ekipet shkuan në pushim. Në pjesën e dytë, mysafirët filluan më mirë duke shënuar një gol të hershëm, por vendasit shënuan edhe dy gola tjerë për të siguruar fitoren.
Goli i ngushtimit të epërsisë erdhi në minutën e 48-të për 2-1 me anë të Arlind Maqedonci, por Vjosa shënoi me anë të Enis Stubllës në minutën e 64-të për 3-1. Në minutën e 83-të ishte Fidan Gashi, i cili shënoi edhe goli i epërsisë 4-1 dhe me këtë rezultat u mbyll ndeshja dhe Vjosa iu gëzua kualifikimit në çerekfinale.
(Kosova Sot Online )