Broja cilësohet si një nga transferimet më të suksesshme në merkaton e dimrit
Armando Broja u largua gjatë merkatos së dimrit nga Chelsea në formë huazimi te Fulhami.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare do të qëndrojë deri në fund të sezonit te klubi tjetër londinez.
Sipas një sondazhi të kryer nga prestigjiozja “Daily Mail”, Broja u vlerësua nga tifozët si lëvizja e tretë më e rëndësishme e kryer në këtë merkato dimri.
Në vendin e parë renditet gjermani Timo Werner, që u transferua te Tottenhami, ndërsa në vendin e dytë Kalvin Filips tek West Ham.
(Kosova Sot Online)