Bayerni i bashkohet garës për Adrien Rabiotin

  • 10 February 2024 - 08:37
Bayerni i bashkohet garës për Adrien Rabiotin

Adrien Rabiot është nën kontratë me Juventusin vetëm deri më 30 qershor dhe Bayern Munichi raportohet se është klubi i fundit që ka shfaqur interesim për të, transmeton "Kosova Sot Online ".

Derisa nuk ende asnjë marrëveshje për rinovim të kontratës, mesfushori duket gjithnjë e më afër një largimi nga “Allianz Stadium”.

Pas Interit dhe Barcelonës, “Bild” ka raportuar se për Rabiotin i interesuar është edhe Bayerni.

Ai do të ishte shumë më i lirë se objektivat e tjera të mesfushës së “Bavarezëve” për verën, duke përfshirë Martin Zubimendi të Real Sociedadit, Joao Palhinha të Fulhamit dhe talentin e Argentinos Juniors, Federico Redondo.

28-vjeçari është pjesë e Juventusit nga vera e vitit 2019.

Rabiot ka bërë 197 paraqitje për “Bianconerët” në të gjitha garat, duke shënuar 20 gola dhe duke dhënë 15 asistime. 

(Kosova Sot Online )