
Manaj me gol spektakolar ia siguron fitoren Sivassporit

Rey Manaj po vazhdon me formën e tij mbresëlënëse, teksa sot ia siguroi fitoren e radhës Sivassporit.
Sivasspori triumfoi me rezultatin minimal 1:0 ndaj Rizesporit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në Superligën e Turqisë,
Golin e tri pikëve për vendasit e shënoi Rey Manaj (30′), i cili realizoi gol spektakolar nga gjuajtja e lirë.
(Kosova Sot Online)