Lexoni edhe:
Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj shpallet kampion bote në IBO Mediterranean
Diar Vokrri është zgjedhur futbollisti më i mirë i javës në Superligën e futbollit, transmeton "Kosova Sot Online ".
Futbollisti llapjan shkëlqeu në derbin me Dritën duke bërë paraqitje solide në fazën defanzive, por kontribuoi edhe në atë ofanzive duke asistuar në golin e fitores, të cilin e shënoi Arbnor Ramadani.
Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj shpallet kampion bote në IBO MediterraneanLexoni edhe:
Pasi e mori çmimin “Ylli i Javës”, për xhiron e 19-të të ligës elitare kosovare, ylli i ri llapjan u shpreh:
“Është një ndjenjë shumë e mirë dhe jam shumë i lumtur për çmimin ‘Ylli i Javës’. Është hera e parë që e fitoj këtë çmim dhe kjo më jep motiv shtesë për të punuar edhe më shumë në të ardhmen. Fitorja kundër Dritës na shtyn para drejt synimeve tona në këtë edicion, pasi e dimë që Llapi këtë edicion është pretendent për titull dhe shpresojmë që në fund ta festojmë. Falënderoj bashkëlojtarët dhe klubin, ngase pa mbështetjen e tyre nuk do të isha sot këtu”, ka theksuar Diar Vokrri për faqen zyrtare të FFK-së.”
(Kosova Sot Online )