
Lexoni edhe:
Joshja financiare e BE-së, përpjekja më serioze për ta integruar Ballkanin e trazuar
Milan konsiderohet si një ndër ekipet favorite për të triumfuar në Europa League, por si fillim do t’i duhet të kalojë fazën play-off pas grupeve, transmeton "Kosova sot Online ".
Në rrugën drejt 1/8-ave, kuqezinjtë gjejnë francezët e Rennes, një kundërshtar i fortë për skuadrën e Piolit.
Milani vjen nga Champions League, teksa doli i treti në grupin me PSG dhe Dortmund e Newcastle.
Italianët do të luajnë aktin e parë në shtëpi dhe do synojnë t’i thjeshtojnë sa më shumë gjërat për ndeshjen që do të luhet në Francë pas një jave.
Joshja financiare e BE-së, përpjekja më serioze për ta integruar Ballkanin e trazuar
Sfidë shumë interesante pritet të jetë dhe përballja mes Feyenoord dhe Roma. Për të tretin edicion radhazi, këto dy ekipe përballen me njëra-tjetrën.
Pas finales së Conference League në Tiranë në 2022 dhe dy çerekfinaleve të Europa League edicionin e shkuar, tani do të jetë një tjetër përballje e dyfishtë.
Holandezët u mundën në finalen e Tiranës, ndërsa dhe edicionin e kaluar u eliminuan nga italianët ndaj duan hakmarrjen këtë sezon, për t’i larguar herët nga kompeticioni të besuarit e De Rossit.
Sparta Prague, ku aktivizohet Qazim Laçi do të ketë një provë të vështirë me gjigantët turq të Galatasarayt.
Çekët e luajnë ndeshjen e parë në transfertë, ndërkohë që do kërkojnë të bëjnë surprizën ndaj një rivali me shumë emra cilësor, transmeton ss.
Edhe Qarabagu i Redon Xhixhës do të përballet me një skuadër me eksperiencë, pasi të enjten në mbrëmje do të sfidojë Bragën në Portugali.
Gjermanët e Freiburg në kraun tjetër do të luajnë në Francë ndeshjen e parë ndaj Lens, ndërsa në përballjet e tjera, Benfica do të luajë me Toulouse, Young Boys me Sporting ndërsa Shakhtar Donetsk do matë forcat me Marseille.
(Kosova Sot Online )